Gus Albania, në bashkëpunim me Universitetin italian La Sapienza, organizon trajnimin Social Project Manager. Ky trajnim, teoriko-praktik, jep kompetenca për hartimin e projekteve cilësore dhe ambicioze, që mund të përfitojnë fonde nga Bashkimi Europian dhe organizata të tjera. Universiteti italian La Sapienza do japë 3 kredite universitare (CFU) për pjesëmarrësit.

GUS Albania mbulon 90% të shpenzimeve të trajnimit, duke e bërë atë të aksesueshëm për të gjithë. Trajnimi do të zhvillohet gjatë fundjavës, për të lehtësuar pjesëmarrjen e të interesuarve.

Social Project Manager është i strukturuar në 4 module dhe do të mbahet nga docentë me eksperiencë të gjerë në fushën e projekteve europiane dhe ndërkombëtare. Hapja bëhet nga Marco Cilento, Profesor i Komunikimit dhe Hulumtimit Social pranë Universitetit La Sapienza të Romës.

Për një trajnim sa më cilësor, numri i pjesëmarresve është i kufizur në 15, të cilët do duhet të aplikojnë në faqen web www.gusalbania.al. Ky trajnim u organizua per here te pare ne nentor 2016, me feedback te shkelqyer.


DOWNLOAD BROCHURE